Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, raportohet për dy të plagosur
Një aksident me dy të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë. Automjeti i llojit “Mercedes Benz” me drejtues Denis Metaj 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është goditur me murin mbrojtës të rrugës. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit 37-vjeçari Denis Metaj pasagjeri i identifikuar Hati Rakipaj, 21 vjeç, i cili ka frakturë në këmbë. Të lënduarit u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.