Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qëlluan në ajër me armë në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, në pranga babë e bir
Parandalohet ngjarje e mundshme kriminale në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se babë e bir, akuzohen se qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre. Pas ngjarjes ata u arrestuan, ndësa në kërkim u shpall djali tjetër i 56-vjeçarit. “Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale. Qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 56-vjeçari dhe djali i tij. Shpallet në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit. Sekuestrohen 2 armë gjahu çifte, që i kishin me leje. Punohet për gjetjen e armës së zjarrit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...