Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet ruse shkaktojnë ndërprerje të prodhimit të gazit në Ukrainë
Forcat ruse kanë goditur një tjetër ndërtesë për prodhimin e gazit në lindje të Ukrainës mëngjesin e 16 tetorit, duke detyruar ndërprerjen e prodhimit dhe duke shtuar presionin mbi rrjetin energjetik. Që kur ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, Moska ka sulmuar infrastrukturën ukrainase çdo dimër, duke e detyruar Kievin që të aplikojë reduktime të energjisë elektrike dhe të importojë energji. “Si rezultat i sulmit, ndërtesat për prodhimin e gazit në rajonin e Potlavës janë mbyllur”, tha DTEK, shpërndarësi më i madh privat i rrymës në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia gjatë natës ka lëshuar mbi 300 dronë, përfshirë edhe disa që bartnin municione thërrmuese, si dhe 37 raketa. “Këtë vjeshtë, rusët çdo ditë po e shfrytëzojnë për të...