Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të plagosur
Një aksident me dy të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë. Automjeti i tipit Mercedes Benz me drejtues Denis Metaj, 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është goditur me murin mbrojtës të rrugës. Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi 37 vjeçari, j me plagë në fytyrë të marra nga xhami i makinës dhe pasagjeri i identifikuar si Hati Rakipaj, 21 vjeç, i cili ka frakturë në këmbë të dy banues në Vlorë. Ata u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha ata janë jashtë rrezikut për jetën. Të dy do të transportohen me ambulancë drejt...