Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në Laç, gjendet i vetëvarur në banesë 41-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Laç. Rreth orës 06:40, familjarët kanë gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasin B.Z., 41 vjeç. Sipas informacionit paraprak nga policia, nga veprimet e para hetimore dyshohet se 41-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së tij. Top Channel