Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ekzekutuan Ramazan Matajn për nderin e motrës, Arjon e Klsman Hasaj dërgohen në gjyq
Ramazan Mataj SHKODËR-Arjon dhe Klisman Hasaj, dy vëllezërit që dyshohet se planifikuan dhe vranë Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Shkodrës. Ndaj dy vëllezërve janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Autori i dyshuar, Arjon Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer, sipas të cilit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh. Autori ka rrëfyer se Mataj ka shkatruar dy martesa të motrës së tij, madje ish-burrit të dytë i ka...