Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Babë e bir kanosin fqinjin, përfundojnë në pranga
FOTO ILUSTRUESE SHKODËR-Një ngjarje kriminale është parandaluar në fshatin Trush, Shkodër, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Policia e Shkodrës së bashku me Forcat RENEA, menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorët babë e bir. Dyshja qëlluan me armë zjarri në ajër për të kanosur fqinjin e tyre, ndërsa djali tjetër i familjes është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit në banesën e tyre Policia gjeti dy armë gjahu me leje, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit që u qëllua. Njoftimi i policisë: Qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 56-vjeçari dhe djali i tij. Shpallet në...