Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Shqiptarët kanë zëvendësuar vietnamezët te fermat e kanabisit”, Britania vendos dronë dhe syze termike në Ballkan
Britania e Madhe ka nisur përdorimin e dronëve dhe syzeve termike për të ndjekur dhe identifikuar emigrantët e paligjshëm që përpiqen të kalojnë në territorin britanik përmes rrugëve të Ballkanit, raporton “The Telegraph”, përcjell A2 CNN. Vendimi u mor nga Martin Hewitt, komandanti i sigurisë kufitare të qeverisë britanike, gjatë një takimi me drejtuesit e policive kufitare të vendeve të Ballkanit në Sarajevë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 janë trafikuar rreth 22 mijë persona përmes rrugëve të Ballkanit, ndërsa grupet kriminale të rajonit, veçanërisht ato shqiptare, mbeten të lidhura ngushtë me rrjetet e trafikut në Britani. Po ashtu, vlerësohet se 25 për qind e emigrantëve që kanë kaluar Kanalin e La Manshit kanë kaluar më parë nëpër Ballkan gjatë udhëtimit të tyre drejt...