Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nesër protesta për UÇK-në, Balluku: Rruga e Kombit pa pagesë!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, ka reaguar paraditen e sotme, 16 tetor, në lidhje me protestën në mbështetje të UÇK-së që pritet të mbahet të premten. “Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor “Lira ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, shkruan Balluku.