Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha: Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së
Edi Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet në Tiranë në mbështetje të UÇK-së. Kështu u shpreh kreu demokrat, Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, sipas të cilit kreu i qeverisë kishte përgatitur një orë fjalim, por e detyruan të tërhiqej. “Rama nuk do të marrë pjesë. E detyruan të mos marrë pjesë. Nuk e them kush. E detyruan dhe të jeni të sigurt kishte përgatitur fjalim një orë. E detyruan të tërhiqej, kishte përgatitur një fjalim të gjatë tani ka kaluar në stilin e kubanëve”, tha Berisha. Teksa shprehu mbështetjen ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës, Berisha theksoi se Rama i dëmton më shumë luftëtarët e UÇK-së, ndërsa tha se është kundër ndërhyrjeve në punët...