Aksident në rrugën Kardhiq-Delvinë, makina përplaset me bordurën! Dy të plagosur

Aksident në rrugën Kardhiq-Delvinë, makina përplaset me bordurën! Dy të plagosur

Një aksident është regjistruar sot në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Një automjet është përplasur me bordurën e betonit. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital për mjekim të specializuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqet të aksidentit.