Sa e dëmshme është për organizmin të mos konsumoni kurrë peshk?

Sa e dëmshme është për organizmin të mos konsumoni kurrë peshk?

Peshqit si salmoni, sardelet dhe trofta janë ndër burimet më të mira të omega-3, që vijnë me përfitime të panumërta shëndetësore. Sipas burimeve të AgroWeb.org dy llojet e veçanta të omega-3 që gjenden tek peshqit janë acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi docosahexaenoic (DHA). Ato ndihmojnë për një sërë problemesh të shkaktuara nga inflamacioni në trup, si Alzheimeri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Përveç kësaj, janë të dobishme edhe për shëndetin e trurit, syve dhe sistemit nervor. Cilat janë lëndët ushqyese kryesore tek peshku? Omega-3 Është e qartë se acidet yndyrore të pangopura në peshk janë të rëndësishme për shëndetin tonë. Por EPA dhe DHA janë shumë të rëndësishme sepse trupi nuk mund t’i prodhojë në sasi të mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i...