Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRAT/ Lëvizje në Policinë e Korçës, shefi i komisariatit transferohet në Peqin! Kush e zëvendëson
Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë. Mësohet se lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin. Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin. Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Pritet të shihet nëse do të ketë lëvizje të tjera në juglindje.