Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ku e keni?”/ Korreshi ironizon mungesën e Ramës në Kuvend: Mos ka nisur punë të dytë ‘infermier’ si Bajromi
Mes ironisë, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në sallë. Mes ironisë ai tha se mos Rama, ashtu si Begaj, kishte nisur punë pasdite, si ‘infermier’. “Duke qenë se na duhet të zbatojmë rregulloren, do ju drejtohemi i nderuar’. Marr shkas nga fjala mallëngjyese e ministrit se na bëri ‘Skënderbe’ dhe e kryetarit të grupit që na kujtoi ca tifozë serbë. Pyes një pjesë të tifozerisë tjetër; po kryeministri ku është? Mos ka nisur punë të dytë ‘ Infermier’ si Bajromi. Dhe e dyta, t’i kthejë përgjigje kryeministrit të Kosovës mbi gjykatën speciale dhe qëndrimet që ka mbajtur, se po e pyet ai që andej.”, tha Korreshi.