Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
4 shërbime do të jenë me pagesë në e-albania, qeveria miraton tarifat për bizneset
Foto ilustruese TIRANË- Disa prej shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve në portalin qeveritar e-Albania, do të jenë me pagesë. Vendimi u mor dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shërbimet në e-Albania të cilat do të jenë me tarifa përfshijnë dokumente me nënshkrim elektronik, me vulë elektronike, çertifikata elektronike për fiskalizimin, si dhe transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG). Dokumentet e sipërcituara do të jenë me tarifa për bizneset dhe jo për qytetarët. – 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;– 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;– 4 000 (katër mijë) lekë,...