Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
AKSHI: Nuk ndryshojnë tarifat për biznesin në e-Albania, shtohet një shërbim i ri për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) sqaron se edhe pas ndryshimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, tarifat e përdorimit të shërbimeve elektronike në portalin e-Albania mbetet falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e zakonshëm.Pagesat e reja prekin vetëm subjektet private që kërkojnë ndërveprim teknik me regjistrat shtetërorë për shkëmbim të dhënash në kohë reale.“Shërbimet elektronike të portalit qeveritar e-Albania vijojnë të mbeten falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e tyre të zakonshëm, përveç rasteve kur ato kanë një tarifë të përcaktuar nga baza ligjore në fuqi e institucionit ofrues të shërbimit.Tarifat e përcaktuara në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave lidhen vetëm me subjektet private që dëshirojnë të ndërveprojnë teknikisht me regjistrat elektronikë, bazat e të dhënave shtetërore, pra për...