2.4 milionë lekë ryshfet, SPAK çon në gjyq 2 të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje (Emrat)

2.4 milionë lekë ryshfet, SPAK çon në gjyq 2 të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje (Emrat)

Pas përfundimit të hetimeve SPAK  ka çuar në gjyq 2 të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje. Sipas njoftimit Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak në Tiranë ka marrë 2.400.000 lekë ryshfet nga Ahmet Mashollari. Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve: Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal; Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal. Pas përfundimit të...