Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bllokimi i fondeve të IPARD, Bardhi akuza të rënda: Paratë i mori babai i Suel Çelës dhe të afërmit e Frida Krifcës
Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për korrupsion. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë seancës së sotme plenare akuzoi qeverinë se ka përgjegjësi direkte për bllokimin e fondeve nga BE-ja dhe për vjedhjen e fondeve IPARD që ishin destinuar për fermerët shqiptarë. Ai hedh akuza të rënda kur thotë se paratë i ka marrë babai i Suel Çelës, i shpallur në kërkim si kreu i një organizate kriminale dhe të afërmit e ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Bardhi kërkon nga mazhoranca që të dalë dhe të shpjegojë pse institucionet e BE-së kanë ndërprerë pagesat. Gazment Bardhi: Dilni dhe shpjegoni pse nuk doni të flisni pse BE na ka bllokuar fondet, miliona euro që...