Vrau biznesmenin italian në Tepelenë, autori Kamber Sulçaj vetëdorëzohet në Polici

Vrau biznesmenin italian në Tepelenë, autori Kamber Sulçaj vetëdorëzohet në Polici

Kamber Sulçaj dhe Edoardo Sarchi GJIROKASTË- Kamber Sulçaj autori i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchit është vetëdorëzuar në Polici. Ngjarja ndodhi pk pas mesnatës së 27 shtatorit, ku dyshohet se ka qenë një sherr banal për dritat e gjata të makinës që ka çuar në vrasjen e 44 vjeçarit italian. Sulçaj i bezdisur nga dritat e automjetit që drejtonte Sarchi dhe tre miqtë e tij shqiptarë - Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi - u hakmor me një armë zjarri. Nga hetimet ka rezultuar se Kamber Sulçaj fillimisht është konfliktuar verbalisht, me biznesmenin italian Edoardo Sarchi dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas, Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë...