“Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja ‘qorton’ deputetët e opozitës: Mos përdorni fjalor rruge, kujtohuni ku jeni

“Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja ‘qorton’ deputetët e opozitës: Mos përdorni fjalor rruge, kujtohuni ku jeni

I ashpër ishte reagimi i deputetes Zegjine Çaushi ndaj deputetëve të opozitës për fjalorin e përdorur sot në Kuvend. Deputetja i kërkoi kryeparlamentarit Peleshi që të mos e lejojë sjelljen e z.Noka. “Ua sa të respektuar, u çudita tani, i nderuar kryetar, kjo sjellje nuk duhet toleruar nga ana juaj. Çështë kjo paçavure, ç’janë këto fjalë dhe këto ofendime që përdor z.Noka. Ua, je në institucionin që të kanë votuar qytetarët, nuk je në këtë fjalorin e rrugëve që përdor. Kujtohu ku je. Faleminderit”-ishte fjala e Zegjinesë.