Nuk ka mocion me debat për programin qeverisës, PS rrëzon kërkesën e opozitës

Nuk ka mocion me debat për programin qeverisës, PS rrëzon kërkesën e opozitës

seanca ne kuved TIRANË- Me 73 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat për programin qeverisës. PD kërkoi ripërsëritjen e seancës së shtatorit kur u miratua pa votat e opozitës programi qeverisës i PS, por opozita atë seancë vendosi të braktisë punimet e Kuvendit. Ndërkohë gjatë fjalës së tij sot, kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se PD duhet t’i sjellë kërkesat sipas rregullores për të gjetur dakordësi nga mazhoranca. “Kemi bërë një diskutim, në fakt kemi bërë 3 diskutime për 3 mocione të ndryshme me debat. Jam informuar që do të kemi një diskutim tjetër brenda afatit 3-ditor që përcakton rregullorja. Zonja dhe zotërinj, për sa i përket rregullores për mocionet, është shumë e qartë. Më e thjeshta...