Dhunoi policin bashkiak të Kukësit, arrestohet pas ndeshjes portieri i Tërbunit

Dhunoi policin bashkiak të Kukësit, arrestohet pas ndeshjes portieri i Tërbunit

Policia e Kukësit ka vënë në pranga portierin 22-vjeçar të skuadrës së futbollit “Tërbuni”. Arrestimi i tij u krye pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, e cila u zhvillua në stadiumin “Kukës Arena”, 22-vjeçari dhunoi një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës, për motive të dobëta. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”.    Ndeshja u zhvillua një ditë më parë në stadiumin “Kukës Arena” dhe vlente për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, ku Kukësi fitoi 3-1 në kohën shtesë. Ndeshja zgjati 120...