Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Greqia miraton ditën e punës 13-orëshe, reagojnë sindikatat dhe opozita: Është skllavëri
Parlamenti grek po përgatitet të votojë një projektligj të diskutueshëm që lejon në kushte të caktuara, një ditë pune 13-orëshe. Qeveria konservatore e Nea Dimokratiana e quan atë një reformë që promovon “punë të drejtë dhe fleksibile për të gjithë”, ndërsa sindikatat greke e konsiderojnë atë si legjitimimin e “skllavërisë së paguar “. Projektligji, i nënshkruar nga Ministri i Punës Niki Kerameos, përcakton që punonjësit e sektorit privat mund të punësohen nga i njëjti punëdhënës për 13 orë në ditë (përveç orarit të zakonshëm 8-orësh) për jo më shumë se 37 ditë në vit, në bazë vullnetare. Orët shtesë do të kompensohen me një rritje page prej 40%. Ligji aktual (i miratuar gjithashtu nga konservatorët dy vjet më parë) tashmë lejon mundësinë e punës 13...