Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konkursi për “Asllan Rusin”, Rama: Do i rikthejmë frymën dhe energjinë e dikurshme
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konkursin ndërkombëtar për rijetëzimin e pallatit të Sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama theksoi se ky projekt synon të ringjallë një nga hapësirat më ikonike sportive të vendit, duke e kthyer atë në një qendër moderne për gara dhe aktivitete ndërkombëtare. “Në sallë shoh disa nga protagonistët e mëdhenj të kohës kur pallati i Sportit gëlonte nga kompeticioni, nga shpirti i garës, nga tifozët dhe kam shumë besim që me këtë projekt do të rikthejmë ata, por do të rikthejmë edhe pikërisht atë frymë dhe atë energji të pazëvendësueshme të hapësirës së ‘Asllan Rusit’ ku jam shpresëplotë se e gjithë lëvizja e re sportive që kemi krijuar në të gjitha shkollat dhe po rritet vit...