Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Rama s’do të jetë në protestën për ish-krerët e UÇK”, Balla-opozitës: Bashkohuni me ne, ose bëjeni në Shqup
Më 17 tetor, në sheshin “Skënderbej” do të mbahet një protestë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Pjesë e kësaj proteste do të jenë edhe ministra, deputetë dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndonëse organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kërkoi edhe Partisë Demokratike t’i bashkohet në protestë, nga selia blu përgjigja është negative. PD tha se nuk do të marrë pjesë sepse i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Por Taulant Balla deklaroi se shefi i qeverisë nuk do të marrë pjesë, ndaj ftoi opozitën t’i bashkohet protestës. Balla: Kryeministri nuk do të jetë nesër në protestë. Hajdeni! Pse nuk vini? Nëse nuk doni të vini me ne, bëni një...