Portieri i ‘Tërbunit’ arrestohet pas ndeshjes në Kukës-Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake

Portieri i ‘Tërbunit’ arrestohet pas ndeshjes në Kukës-Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes ekipeve Kukësi dhe Tërbuni, e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”. Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës kanë arrestuar shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili është portieri i skuadrës “Tërbuni”, nën akuzën e dhunës ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake së Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, ku për motive të dobëta, i riu ka ushtruar dhunë fizike ndaj efektivit të Policisë Bashkiake. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.