Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 4 persona dhe vajzën që e futi në kurth

Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 4 persona dhe vajzën që e futi në kurth

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim katër persona pasi akuzohen për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’. Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj shtetasi E.V. ka marrë bashkëshorten në telefon ku i kërkonte të paguante sa më shpejt 2 milionë lekë pasi ishte në rrezik për jetën dhe vetëm kështu mund të kthehej në shtëpi. “Nga hetimet, rezultoi se shtetasit S.S., N. B., I. M. dhe K.S. planifikuan rrëmbimin e shtetasit E. A. dhe e kanë realizuar atë me qëllim fitimin e pasurisë. Hetimet provuan se ata në afërsi të shkollës pedagogjike Tiranë, në momentin që shtetasi E.V. ka qenë me shtetasen N.B., janë afruar një mjet tip Golf, me ngjyrë të zezë dhe...