Tudor dhe “shkulja e veshit” për McKennie: Hej, po plakesh, duhet të humbësh peshë…

Tudor dhe “shkulja e veshit” për McKennie: Hej, po plakesh, duhet të humbësh peshë…

16 Tetor 2025 10:43 Alfred Lleshi “Hej, po plakesh…” Me këtë batutë nisi sezoni 2025-2026 për Weston McKennie, mesfushorin e Juventusit, që menjëherë ra në syrin kritik të trajnerit Igor Tudor. Arsyeja? Forma fizike dhe nevoja për një dietë më të rregullt që të mbante ritmin me shokët e skuadrës. McKennie kujton se gjatë verës trajneri kroat i foli pa dorashka: “Trupi yt nuk do të rikuperohet më si më parë pas ndeshjeve, duhet të humbasësh pak peshë. Vetëm kështu do të jesh pjesë e kësaj skuadre”. Reagimi i lojtarit amerikan të lindur më 1998 ishte shembullor: “U përqendrova, punova si zakonisht dhe ndoqa një dietë. Nuk ha më shumë ushqime të shpejta, vetëm ushqime të shëndetshme. Stërvitem më shpesh dhe vrapoj shumë. Kjo verë...