Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Stramaccioni: Nëse Interi “blindon” prapavijën, ka pak rivalë në Serie A
16 Tetor 2025 10:54 Alfred Lleshi Ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka analizuar në “Gazzetta dello Sport” mënyrën se si Cristian Chivu po imponon stilin e tij te zikaltrit, pas ardhjes në vend të Simone Inzaghit: “Gian Piero Gasperini shkoi te Roma me ide të konsoliduara dhe po i zbaton ato. Chivu po implementon një sistem të trashëguar me ide dhe forcë, që i bind lojtarët. Të dy kanë transmetuar shumë në pak muaj, por janë vetëm në fillim dhe kanë hapësira të mëdha për rritje”. Për Interin, ish-trajneri zikaltër theksoi: “Mesfushori në zonën e topit, Calha ose një nga mesfushorët e qendrës, jep gjithmonë sinjalin e parë të presionit dhe skuadra e ndjek me guxim. Duhet përmirësuar qëndrueshmëria mendore në mbrojtje, tani shoh më shumë përqendrim....