Ibra: Fëmijët e mi mendojnë se janë më të mirë se unë, ajo herë kur 50.000 njerëz më quajtën ‘cigan’…

Ibra: Fëmijët e mi mendojnë se janë më të mirë se unë, ajo herë kur 50.000 njerëz më quajtën ‘cigan’…

16 Tetor 2025 11:10 Alfred Lleshi Zlatan Ibrahimovic u rrëfye në episodin e parë të sezonit të dytë të emisionit “This is me”. Fëmijët – “Nuk është e lehtë për ta, por kanë një mentalitet të tillë, sikur janë më të fortë se unë. Unë përpiqem të ndaj Ibrën profesionist nga babai. Iu mësoj disiplinën, respektin dhe pavarësinë. Nëse e arrijnë, e kam bërë mirë punën time si baba”. Maximilian dhe Vincent, 19 dhe 17 vjeç, luajnë për Milan Futuro dhe ekipet e të rinjve. Dashuria për Milanin – “Do të jem milanist përgjithmonë. Klubi më ka dhuruar lumturi dhe dashuri, sidomos kur u ktheva. Pensionimi im ishte shumë emocional; ‘San Siro’ më duartrokiti gjatë dhe unë qava”. Rasti i diskriminimit në Romë (2021) –...