Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës
Me 73 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat për programin qeverisës. PD kërkoi ripërsëritjen e seancës së shtatorit kur u miratua pa votat e opozitës programi qeverisës i PS, por opozita atë seancë vendosi të braktisë punimet e Kuvendit. Ndërkohë gjatë fjalës së tij sot, kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se PD duhet t’i sjellë kërkesat sipas rregullores për të gjetur dakordësi nga mazhoranca.