“Rama nuk do të jetë në protestën për UÇK”, Balla fton PD-në të marrë pjesë: Është një çështje që na bashkon

“Rama nuk do të jetë në protestën për UÇK”, Balla fton PD-në të marrë pjesë: Është një çështje që na bashkon

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në protestën e nesërme që zhvillohet në Tiranë në mbështetje të UÇK-së. Lajmin e dha nga foltorja e parlamentit, kreu i grupit socialist Taulant Balla, duke iu përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike për mocion me debat për gjenocidin në Kosovë, në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PS-së tha se asgjë e mirë nuk vjen nga Sali Berisha në lidhje me Kosovën. “Kuvendi ka miratuar nga vitit 1991 deri në 2025, 9 rezoluta e 11 deklarata sa i takon gjithçkaje ka ndodhur në Kosovë. Të gjitha qëndrimet në kohën e duhur dhe çështjen e duhur për situatën dhe mbështetjen që kërkonte Kosova. Do të kërkoja që para se të hedhim në votim këtë kërkesë...