Trafik kanabisi nga Shqipëria në Greqi, pranga çifti i bashkëshortëve në Devoll

Trafik kanabisi nga Shqipëria në Greqi, pranga çifti i bashkëshortëve në Devoll

Një çift bashkëshortësh nga Devolli kanë rënë në prangat e policisë për trafik kanabisi nga Shqipëria drejt Greqisë. Fatos Sala 48-vjeç dhe Era Sala 31-vjeçe u kapën pas 4 javësh hetimesh nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës. Sekuestrohen 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 javë javë, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:   F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe (bashkëshortë), banues në Devoll, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Gjatë...