Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Edi Rama kthen Vali Bizhgën dhe emëron zv/ministre kandidaten që do ta zëvendësonte në postin e shefes së kabinetit…
Emri i përfolur disa ditë më parë si zëvendësuesja e Vali Bizhgës në krye të kabinetit të kryeministrit Edi Rama, ka marrë drejtim tjetër. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nuk dihen ende arsyet e ndryshimit të beftë, por në korridoret e Kryeministrisë përflitet për një refuzim që Edi Rama i bëri propozimit të Vali Bizhgës për t’i lënë Vilma Premtin në pozicionin e shefes së kabinetit. Megjithatë për ta shpërblyer Vilmën, mendoi shefja e saj e dikurshme, Elisa Spiropali, e cila e propozoi në qeveri për postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kujtojmë që më herët Vilma Premti ishte shefe kabineti e Elisa Spiropalit. Më pas shërbeu si shefe kabineti...