Uji i ndotur në zonën e ‘Komunës së Parisit’, Krimi Ekonomik nis hetimet: Është çarë tubacioni i nëndheshëm si pasojë e amortizimit

Uji i ndotur në zonën e ‘Komunës së Parisit’, Krimi Ekonomik nis hetimet: Është çarë tubacioni i nëndheshëm si pasojë e amortizimit

Krimi Ekonomik ka nisur një hetim në terren, ku po shqyrtohet çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit për banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë me ujin e ndotur. Përmes një njoftimi Krimi Ekonomik Tiranë bënë me dije se janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit. Po ashtu, sipas krimit ekonomik në Tiranë është marr në pyetje Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes. ‘Sot, më datë 11.04.2025, pas informacioneve të marra nga burime të hapura (rrjetet sociale) lidhur me një problematikë të ndotjes së ujit në disa zona të qytetit të Tiranës, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë kryer veprime hetimore...