Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Titan nuk duhej të nisej fare…”, raporti zyrtar ‘vulos’ shkaqet e fundosjes së nëndetëses
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përplasjen fatale të nëndetëses Titan të kompanisë OceanGate, e cila u fundos në qershor të vitit 2023 gjatë një zhytjeje drejt rrënojave të Titanikut. Një raport zyrtar tregon se ngjarja tragjike ndodhi si pasojë e mangësive serioze në projektimin inxhinierik dhe mungesës së testimeve të nevojshme për sigurinë e mjetit nënujor. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën të gjithë pesë personat në bord, përfshirë edhe shefin ekzekutiv të OceanGate, Stockton Rush. Sipas Bordit Kombëtar Amerikan për Sigurinë e Transportit (NTSB), procesi inxhinierik i përdorur për ndërtimin e Titanit ishte “i papërshtatshëm” dhe shkaktoi probleme të rënda që bënë që mjeti të mos përmbushte kërkesat për rezistencë dhe qëndrueshmëri strukturore. Raporti thekson gjithashtu se OceanGate nuk e kishte testuar...