Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Altin Dumani i trembet Sali Berishës për 21 Janarin”
Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka kërcënuar prokurorë të SPAK, për të mos prekur dosjen e 21 janarit. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i trembet Berishës, për shkak të kërcënimeve që i janë bërë. “Berisha i ka kërcënuar me dhjetëra herë prokurorët e SPAK. Edhe Meta i ka kërcënuar, familjarisht, Berisha ka kërcënuar pa e vrarë mendjen fare. Kemi linçim publik dhe familjar të emrave të prokurorëve. Të gjithë i tremben Berishës. Është e kotë, edhe po t’ua zgjasin mandatin, Berisha nuk do hetohet për gjërat makabre që ka bërë. Berisha do marrë dënime qesharake. Dënohet për truallin e Partizanit dhe nuk merret nën hetim për...