Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Kurti thumbon Ramën: Duhet të tregojë pendesë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thumbuar kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, lidhur me protestën e thirrur në Tiranë për lirimin e liderëve të UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës. Në një postim në faqen zyrtare të Lëvzjes Vetëvendosjes theksohet se “ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj”. Sipas tij shembulli konkret është kryeministri Edi Rama ku nënvizon se kreu i qeverisë ka shkuar në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter “për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”. Postimi i plotë: Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale...