I premtonte punë me 3 mijë euro dhe i shfrytëzonte për prost*tucion, arrestohet 28-vjeçari

I premtonte punë me 3 mijë euro dhe i shfrytëzonte për prost*tucion, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi kolumbian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Storm 9”, të zhvilluar katër ditë më parë për goditjen e trafikimit të femrave dhe shfrytëzimit të tyre për prostitucion. I arrestuari është shtetasi D. G., 28 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Sipas hetimeve të kryera gjatë tre javëve të fundit me metoda proaktive, rezulton se ai rekrutonte shtetase kolumbiane, të cilave u premtonte punësim në Shqipëri kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për qëllime prostitucioni. Gjatë operacionit të zhvilluar në Durrës, në një apartament me...