Një kujtesë Albin Kurtit

Një kujtesë Albin Kurtit

Pasditen e 17 tetorit një protestë për liderët e UÇK-së zhvillohet në Tiranë. E ideuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ka për synim të shndërrohet në një thirrje të përbashkët gjithëkombëtare për të kundërshtuar procesin e padrejtë gjyqësor në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Vetë organizatorët, të cilët zgjodhën zemrën e shqiptarisë, Tiranën, për këtë protestë paqësore, kanë kërkuar përtej qytetarëve, edhe mbështetjen e partive të çdo spektri politik në pjesëmarrje. Diçka që qartazi, një forcë në Kosovë e ka kundërshtuar! Lëvizja Vetëvendosje, befasisht dhe jo, doli me deklaratë të mërkurën e 15 tetorit në mbrëmje: Kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të tregojë reflektim për Gjykatën Speciale sipas tyre dhe të ngrejë...