Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Ilir Metës

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Ilir Metës

Rekursi i ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” do të shqyrtohet këtë të enjte në orën 9:30 nga Gjykata e Lartë. Meta kërkon që kjo gjykatë të prishë vendimet e mëparshme të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe nga Apeli i GJKKO-së, të cilat kanë lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të. Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë përbëhet nga relatorja Albana Boksi dhe anëtarët Sokol Binaj dhe Medi Bici. Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të 2024-ës, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK e mbylli hetimin më 28 korrik, ndërsa dosja u dërgua...