Hamas dorëzon trupat e dy pengjeve izraelite, por kërkon pajisje speciale për 19 të tjerët

Hamas dorëzon trupat e dy pengjeve izraelite, por kërkon pajisje speciale për 19 të tjerët

Hamas ka dorëzuar mbrëmë, 15 tetor, edhe dy trupa të pajetë të pengjeve izraelite, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, por thotë se nevojiten pajisje të specializuara dhe kohë për të nxjerrë të tjerët nga rrënojat në Gaza. Grupi i armatosur i Hamas tha në një deklaratë se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes, por ka kthyer vetëm trupat që ka mundur deri më tani. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit izraelit, Izraeli ka pranuar arkivolët përmes Kryqit të Kuq, dhe tani trupat presin identifikimin zyrtar. “IDF fton publikun të tregojë durim dhe të presë identifikimin, i cili do t’i komunikohet së pari familjeve të pengjeve të ndjerë”, thuhet në deklaratë. Këshilltarët e lartë amerikanë që po ndjekin zbatimin e planit 20-pikësh...