Sot Kuvend, priten diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Sot Kuvend, priten diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Sot Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë raportimet e disa institucioneve për vitin 2024. Por diskutime do të ketë edhe për Komisionet e Posaçme Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe për Territorialen, ndërsa pritet që të vendoset edhe për ngritjen e tyre. Një ditë më parë, në Konferencën e Kryetarëve pati diskutime lidhur me Zgjedhoren. PS kërkon një formulë ku dy partitë e mëdha të kenë nga një bashkëkryetar, PS 8 anëtarë dhe 8 partitë e tjera opozitare. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se pjesë e komisionit duhet të jenë edhe partitë e tjera parlamentare. Kështu do të përfshihej edhe partia e Tom Doshit, dhe për PD-në kjo prish barazinë në komision sepse PSD historikisht ka...