Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Stili klasik i Haaland, me çantën që kushton mbi 10.000 euro, duartrokitet nga Yamal
16 Tetor 2025 7:53 Alfred Lleshi Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City, u bë “viral” për stilin e tij origjinal në Instagram. Sulmuesi norvegjez, 25 vjeç, i krahasuar me një profesor gjeografie për stilin klasik, udhëtoi me “jet” privat drejt Malagës pas 3 golave me Norvegjinë kundër Izraelit. Haaland postoi: “Camos (kamuflazh)”, duke veshur pantallona jeshile, jelek të njëjtë, këmishë, kapelë dhe një çantë ‘Hermès Hac 40’. Çanta që mbante është një ‘Birkin’ që kushton 10.900 euro. Lamine Yamal reagoi nga Barcelona me duartrokitje, ndërsa ish-shoku i tij Jack Grealish postoi katër “emoji” të qeshurash dhe komentoi: “Djali më i mirë në botë!”