Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vetëm Anglia ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror nga zona europiane, nga ekipet e mëdha rrezikon të mos e kapë vetëm…
Adriatik BALLA Ethet e Botërorit të ardhshëm kanë mbërthyer përfaqësueset e vendeve europiane, pasi ndryshe nga kontinentet e tjera në këtë zonë vetëm një skuadër ka siguruar kualifikimin, të tjerat janë ende në garë të fortë. Kështu, Anglia është përfaqësuesja e vetme evropiane e kualifikuar për Kupën e Botës 2026 në futboll. Kjo garanton garë të zjarrtë e interesante në dy xhirot e fundit të kualifikimeve evropiane, që zhvillohen muajin tjetër. Xhiroja e nëntë është prej 13 deri më 15 nëntor, ndërsa e dhjeta, përkatësisht e fundit, prej 16 deri më 18 nëntor. Në dy xhirot e fundit do të caktohen edhe 11 përfaqësueset që shkojnë direkt në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë dhe po ashtu do të mësohen gjitha përfaqësueset që do të...