“Kam qenë shumë afër Botërorit, do kishim hyrë vite me parë”, Reja sqaron raportin me Brojën: Me mua luante titullar

“Kam qenë shumë afër Botërorit, do kishim hyrë vite me parë”, Reja sqaron raportin me Brojën: Me mua luante titullar

Edi Reja ka dhënë një intervistë për “Klan News”, ku tema e diskutimit ka qenë Kombëtarja shqiptare. Trajneri italian ka vlerësuar punën e kryer nga Silvinjo, por ka theksuar se është kulmi i një proçesi të nisur prej tij. Ish-kreu i pankinës së Shqipërisë ka kujtuar faktin se ka pasur një grup prej 50 lojtarësh te kuqezinjtë, të cilët janë tashmë në urdhërat e Silvinjos. Reja nuk është një mendje me zërat se trajneri brazilian ka sjellë emra të rinj në Kombëtare, si dhe shprehet se ka qenë ai i cili ka bindur Asllanin dhe Mitajn për të zgjedhur ngjyrat kuqezi. “Kam qenë shumë afër Botërorit. Më mjaftonte një barazim me Poloninë dhe mund të kishim hyrë në Botëror shumë vite më parë. Nuk shkoi...