Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Vetëm 8% e mesatares europiane/ Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE
Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur standardet e BE në shumicën e fushave duhen dekada, por në disa të tilla, si pensionet Shqipëria po bën hapa pas.Pensionet mesatare në Shqipëri në raport me mesataren e BE-së po vijnë në ulje përllogarit, Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se pensionet në BE vitet e fundit janë rritur me ritme më të larta se në Shqipëri duke thelluar me tej hendekun, në vend që të ngushtohej.Ekspertët e Vjenës përllogarisin se pensioni mesatar në Shqipëri ishte 8 për qind e mesatares europiane në 2022, një diferencë që tregon hendekun e madh social dhe ekonomik që qytetarët shqiptarë përballen në moshën e tretë.Në fillim të dekadës,...