Begaj i kërkoi Kushtetueses të rrëzojë kërkesën e Veliajt, Artan Fuga: A e dinë në Presidencë se Gjykata nuk varet nga kreu i Shtetit që nga koha e Haxhi Lleshit?

Begaj i kërkoi Kushtetueses të rrëzojë kërkesën e Veliajt, Artan Fuga: A e dinë në Presidencë se Gjykata nuk varet nga kreu i Shtetit që nga koha e Haxhi Lleshit?

Akademiku Artan Fuga ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale pas lajmit se Presidenca i ka dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar të shpallë moskompetencën për çështjen “Veliaj” dhe të caktojë datën e zgjedhjeve në Tiranë. Në një postim ironik e kritik në Facebook, Fuga e cilëson këtë veprim si një presion të paprecedentë ndaj drejtësisë dhe një cenim të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur situatën “të pabesueshme” dhe “kundër logjikës kushtetuese”. “Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese! Të shpëtojë kush të mundet! Lexova në media se institucioni i Presidencës që drejtohet nga z. Bajram Begaj i paska shkruar një letër gjykatës kushtetuese ku i kërkon të shpallin moskompetencën e gjykimit të çështjes Veliaj dhe të caktohet data e...