Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Tirana-Teuta, shifrat flasin për bregdetarët! Rikthehet mbrojtësi Jazxhi
Teuta vazhdon përgatitjet në terren për ndeshjen kundër Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores, e cila do të zhvillohet të shtunën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00. Atmosfera në kampin e bregdetarëve është e shkëlqyer pas rezultateve të fundit, që e pozicionojnë ekipin në zonën play-off. Teuta është ekipi i vetëm pa humbje në Abissnet Superiore pas 6 javëve të para, me 10 pikë të grumbulluara, duke mbajtur vendin e katërt në kampionat, vetëm 3 pikë larg Vllaznisë që kryeson. Trajneri Dobi ka në dispozicion të gjithë grupin për këtë sfidë, ku kërkohet vlerësim maksimal. Lajmi i mirë për stafin teknik është rikthimi i mbrojtësit Artan Jazxhi, i cili kishte munguar në prologun e Superiores për shkak dëmtimi. Mbrojtësi 24-vjeçar...