Luftë me Rusinë në 2030/ Zbulohet plani i armatosjes së BE: 5 vite kohë për t’u përgatitur

Luftë me Rusinë në 2030/ Zbulohet plani i armatosjes së BE: 5 vite kohë për t’u përgatitur

Bashkimi Evropian ka pesë vite kohë për t’u përgatitur për një luftë të mundshme, sipas një plani ushtarak të përgatitur nga Komisioni Evropian dhe që do të paraqitet nesër në Bruksel. Plani, i zbuluar nga Politico, titullohet “Udhërrëfyesi i gatishmërisë së mbrojtjes 2030” dhe parashikon që deri në vitin 2030, Evropa duhet të ketë “një qëndrim mbrojtës mjaftueshëm të fortë, të aftë për të penguar në mënyrë të besueshme kundërshtarët e saj dhe për t’iu përgjigjur çdo veprimi agresiv”. Dokumenti që pritet të miratohet nga Kolegji i Komisionerëve të enjten, do të diskutohet nga udhëheqësit e BE javën e ardhshme. Ai përbën strategjinë e parë gjithëpërfshirëse të Unionit për t’u përgatitur për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, në një mjedis të përcaktuar nga pushtimi rus i...